AKTUALITET, 5 Mars 2025, 22:45

“Kemi ambicie të qarta në Europë”, Asllani flet pas fitores në Champions: Unë kam luajtur në skuadra që duhej të mbijetonin…

“Kemi ambicie të qarta në Europë”, Asllani flet pas

Kristjan Asllani i është gëzuar fitores së Interit në Ligën e Kampioneve ndaj Fejenordit, ku ai ishte titullar, teksa ka theksuar se ekipi ishte i ndërgjegjshëm që mund të fitonte në këtë transfertë të komplikuar në Holandë.

“Kishte për të vuajtur, u treguam të aftë. Gjysmë ora e parë ishte shumë e komplikuar, por pas golit morëm kontrollin e lojës, marrim me vete në shtëpi këtë rezultat që është shumë i rëndësishëm. Ekzistonte ndjesia që do të vinte goli, kemi pasur raste dhe pastaj ishim të aftë që të mbyllnim ndeshjen. Mund të bënim golin e tretë por jemi të lumtur. Tani duhet të mendojmë për Monzën dhe pastaj të kthehemi të përqendrohemi te Liga e Kampioneve.

Ambiciet në Europë? Sigurisht, kemi qenë të qartë që në fillim, edhe pse ka shumë skuadra të forta. Mendojmë ndeshje pas ndeshje, pastaj ta shohim. Tani është Monza, ndeshje thelbësore për ne. Më pas do të mendojmë për Fejenordin.

Monza e motivuar? Sigurisht, por ne jemi mirë. Ata janë poshtë në klasifikim, por unë kam luajtur në skuadra që duhej të mbijetonin, e di që do të japin shpirtin, duhet të tregohemi të aftë që të fitojmë. Do të jetë e vështirë, askush nuk vjen për të humbur, por do të mundohem të sigurojmë tre pikët që janë objektivi ynë”, tha Asllani për mediat.