AKTUALITET, 5 Mars 2025, 21:55

Flamur Noka: S’kemi asnjë hatërmbetje me partitë e koalicionit! Ja kush e vuri emrin “Shqipëria Madhështore”

Flamur Noka: S’kemi asnjë hatërmbetje me partitë e

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka thotë se koalicioni “Shqipëria Madhështore” dhe Sali Berisha do të sjellin ndryshimin më 11 maj.

Sipas tij janë bashkuar të gjithë për të ecur drejt fitores dhe ‘për ta bërë Shqipërinë të madhërishme’.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Noka tha se PD nuk ka asnjë hatërmbejtje me partitë e koalicionit. “Po nuk fale – tha ai- nuk bashkon dot”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që në një diversitet opozitar të majtë dhe të djathtë, të gjithë bashkë për të ecur drejt fitores dhe për ta bërë Shqipërinë të madhërishme.

I madhi kur ecën drejt fitores i fal të gjitha, ndryshe nuk i bashkon dot po nuk falë. Ne kemi hedhur prapa krahëve cdo gjë. Shqipëria është e para për ne dhe për këtë gjë ne nuk mbajmë mëri ndaj askujt. Ne ecim dhe Shqipëria ka nevojë për të gjithë. Ka nevojë për një pushtet që të mos jetë i bandave të drogës, por të jetë i qytetarëve. Këtë pushtet dhe këtë Shqipëri të madhërishme do ta bëjë Sali Berisha dhe ky koalicion”, tha Noka.

Ndërsa i pyetur se kush ia vuri emrin koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Noka tha: “Ka patur një konsultë të gjatë të Sali Berishës me strategun e fushatës Chris LaCivita”.