AKTUALITET, 5 Mars 2025, 22:39

Flamur Noka pyetet për Lulzim Bashën, Sekretari i Përgjithshëm i PD shpërthen në të qeshura

Flamur Noka pyetet për Lulzim Bashën, Sekretari i

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dhënë detaje në lidhje me koalicionin “Shqipëria Madhështore”, ku pjesë janë 26 parti. Ai tha se PL ka 4 vende të sigurta, ndërsa nga një vend të sigurt kanë PAA, PR, PDIU dhe PBDNJ.

Noka u pyet nga moderatorja e emisionit “Open”, Eni Vasili nëse e konsideron Lulzim Bashën si opozitë të opozitës, sic i konsideron partitë e tjera dhe  dy koalicionet Lapaj-Shabani dhe Alibeaj-Shehi. Si përgjigje Flamur Noka qeshi me të madhe dhe tha se “po flasim për njerëz që janë dhe jo ata që nuk janë”.

Eni Vasili: Kemi edhe dy koalicione të tjera të regjistruara, Alibeaj-Shehi dhe Lapaj -Shabani, për të cilët ju thatë që janë opozita e opozitës. Po zoti Basha?

Eni Vasili: Po pse qesh tani, më fal

Tedi Blushi: Po ça Basha…

Flamur Noka: Ne flasim për ata që janë dhe jo për ata që nuk janë. T’ju them një gjë, i vdekuri ngrihet nga varri? Nuk ngrihet i vdekuri nga varri dhe ecim.