AKTUALITET, 5 Mars 2025, 21:46

Berisha: Do ofrojmë metodat më moderne për shfrytëzimin e pasurive të pafundme minerale të këtij vendi

Berisha: Do ofrojmë metodat më moderne për shfrytëzimin e

Partia Demokratike thotë se parashikon përmes programit të saj, të shndërrojë energjinë  në një nga sektorët më fitimprurës, një nga gjeneratorët kryesorë të begatisë së shqiptarëve.

“Ky vend ka rezerva botërore të mineraleve, nevojat për të cilat mbetet pothuajse e përjetshme.

Shqipëria përsëri disponon rezerva kromi, të cilat pak vite më parë tërhoqën gjigantët e minierave në botë si Vankuver, etj.

Shqipëria ka rezerva po kaq të mëdha të nikelit, hekurit, hekur-nikelit, por Shqipëria ka edhe minerale të tjera, përfshi këtu tokat e rralla”, u shpreh Berisha gjatë takimit me ekspertët e fushës ku u diskutua mbi programin ekonomik të PD.

Berisha tha se në qoftë se ka një fushë ku, përveç naftës dhe gazit, ku Made in Albania mund të jetë e nivelit botëror, janë mineralet, janë minierat që gjenden në të katër anët e këtij vendi.

“Në këtë kontekst, ne synojmë me projektin tonë Shqipëria Madhështore, të ofrojmë dhe të vendosim metodat më moderne të eksplorimit, studimit dhe shfrytëzimit të pasurive të pafundme minerale të ka vendi.

Ne do bëjmë gjithçka që ato të përpunohen jo vetëm në pasurim apo shkrirje, por do bëjmë gjithçka që ato të shndërrohen në Shqipëri në pjesë prodhimi, në makineri prodhimi.

Pra, Made in Albania do mbetet krenaria për shqiptarët”, përfundoi Berisha.