TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Siç duket trafikantët përdorin kryesisht rrugët e trafikut të drogës me mjete lundruese nga Shqipëria në Turqi dhe nga Maroku në Spanjë. Ky fakt është risjellë në vëmendje nga televizioni kombëtar grek ERT. Kreu i Drejtorisë së Antidrogës së Athinës, Spyros Tsardakas, ka folur për rrugët detare të trafikut.
“Po flasim për skafistë që i gjejmë vetëm në garat e skafeve. Këto skafe janë shumë të shpejta, flasim për 60-70 milje më e pakta e shpejtësisë së tyre, vlera e të cilave i kalon 400.000 euro. Nisin nga Shqipëria, mbërrijnë në buzë të Peloponezit, ku mbushen me karburant. Më pas arrijnë në brigjet e Turqisë, dorëzojnë kanabisin, i cili aty ka vlerë më të shtrenjtë, e shkëmbejnë kryesisht me heroinë dhe kthehen pas”, tha ai.
Siç shprehet Tsardakas, këta skafistë preferohen nga grupet kriminale në Greqi, Itali por edhe në Spanjë. “Kemi evidentuar shqiptarë, të cilët ne i kishim objektiv për veprimtarinë e tyre kriminale dhe që në vazhdim kanë vepruar në zonën e Spanjës”, tha ai. Koha më e përshtatshme e veprimtarisë së gomoneve me drogë, sipas reportazhit, është ajo kur deti është 6-7 ballë me qëllim që ato mos të kapen nga autoritetet.