AKTUALITET, 27 Maj 2023, 12:23

Itali, dënohet me mbi 14 vjet burg Nadire Kurti, vrau burrin dhe ia copëtoi trupin

Itali, dënohet me mbi 14 vjet burg Nadire Kurti, vrau burrin dhe ia

Gjykata italiane ka dënuar me 14 vite burg 68 vjeçaren shqiptare Nadire Kurti, e cila akuzohet për vrasjen dhe copëtimin e trupit të bashkëshortit të saj, Shefki Kurti 72 vjeç.

Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në korrik të vitit 2022 ku shqiptarja e kishte vrarë me sëpatë më pas copëtuar trupin e bashkëshortit të saj dhe vendosur në disa thasë plehrash të hedhura në kanalin Adigetto.

Në dëshminë e saj 68-vjeçarja ka rrëfyer se kishte përdorur thika për të vrarë dhe copëtuar burrin e saj, që të mund ta transportonte më lehtë drejt qytetit, Adigetto-s. Zbulimi i pjesëve të trupit u bë më 31 gusht, kur këmba e tij e djathtë doli në sipërfaqe, e më pas hetuesit gjetën edhe pjesët e tjera të trupit të copëtuar të shqiptarit.

Prokurori shpjegoi se brutaliteti i këtij krimi i kishte bërë hetuesit që të mendonin pista të tjera fillimisht. Në fakt së pari u fol për një lidhje me krimin e organizuar, më pas u mendua se kishte probleme familjare. Por më vonë u zbulua se Nadirja kishte probleme psikologjike. Prej vitesh ajo ndiqej nga një psikiatër.

Po ashtu, ajo ishte e shtruar në psikiatri në Gusht të vitit të kaluar për simptoma të çrregullimit të personalitetit. Nadire Kurti ishte e bindur se bashkëshorti i saj e tradhëtonte me një grua shqiptare ,e cila i kishte kërkuar 90 mijë euro.

Më keqtrajtonte, më rrihte, më kërkonte që të ikja se do të shiste shtëpinë. Më kishte kërcënuar disa herë se do më vriste e do më bënte copë copë, dhe atë ditë më kërcënoi o do vdisja unë o do vdiste ai”, ka rrëfyer Kurti.