TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata vendosi ''arrest në burg'' për Habib Rexhën, vrasësin e dyshuar të Arjan Gosës në Kavajë, i cili akuzohet për vrasje me dashje për gjakmarrje.
Rexha ka marrë hakun e vëllait të tij, Altinit i cili ka mbetur i vrarë pas një konflikti me vëllain e viktimës, Armand Gosën i cili gjithashtu ka vdekur në atë konflikt.
Në seancën me dyer të mbyllura ai ka pohuar se ndihej i kërcënuar.
“Arjani kur u kthye nga Italia kishte thënë se do të na e shuante familjen. Shoku im nuk kishte dijeni se çfarë kisha bërë,” – u shpreh Rexha i cili mbrojti shokun e tij, shoferin Ervis Kurti i cili u dënua me “arrest shtëpie”.