TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni Europian, në raportin e tij më të fundit mbi progresin e Shqipërisë, ka cituar gjetjet e raportit të ODIHR lidhur me zgjedhjet e 11 majit, duke vlerësuar se procesi zgjedhor u zhvillua në një mjedis të thellë polarizimi politik dhe se garuesit nuk kishin kushte të barabarta loje.
Në vlerësimin e KE-së thuhet se polarizimi i lartë dhe mungesa e dialogut politik kanë ndikuar ndjeshëm në aktivitetin e Parlamentit, duke kufizuar debatin konstruktiv dhe bashkëpunimin ndërmjet forcave politike.
Komisioni ka ngritur gjithashtu shqetësime për rritjen e përpjekjeve për ushtrimin e presioneve ndaj gjyqësorit, duke theksuar nevojën që pavarësia e institucioneve të drejtësisë të mbetet e paprekshme dhe të mbrohet nga çdo ndikim politik apo ekonomik.
Në pjesën që lidhet me qeverisjen dhe reformën në drejtësi, raporti i KE-së nënvizon se korrupsioni vijon të mbetet i përhapur, veçanërisht në sektorët e cenueshëm, duke kërkuar përmirësim të mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies.
Komisioni Europian i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të adresojnë gjetjet e raportit të ODIHR dhe të ndërmarrin hapa konkretë për forcimin e integritetit zgjedhor, rritjen e transparencës dhe uljen e tensioneve politike që dëmtojnë procesin demokratik të vendit.