AKTUALITET, 4 Nëntor 2025, 12:23

Dëshmon në GJKKO motra e Elvis Dedës: Ja si e mora vesh vrasjen e tim vëllai. Po të ishte Losha gjallë, nënës s’ia preknin as një fije floku

Dëshmon në GJKKO motra e Elvis Dedës: Ja si e mora vesh vrasjen e

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës në kuadër të “Plumbit të Artë”. Në seancë po dëshmon Matilda Habilaj, vajza e Fatmira Dedës dhe motra e Elvis Dedës.

“Kemi lindur në Kavajë, por më pas kemi jetuar në Durrës. Loshja është vëllai im Ervis Dede. Nuk kam patur dijeni se me çfarë është marrë vëllai im”, tha ajo.

Matilda ka sqaruar se që nga viti 1997 nuk ka pasur komunikim me vëllanë, por se ka pasur informacione se ai ka shkuar në Belgjikë dhe në Holandë, për t’u kthyer më pas në Shqipëri në vitin 2008.

Ajo ka rrëfyer edhe detaje nga dita kur ka mësuar ndarja nga jeta të vëllait.

“Për vdekjen e vëllait tim, unë isha në kurs, jap mësime në gjermanisht. Në 10 të darkës me telefonuan, më thanë për Loshen.

Unë kam shkuar më vonë për 1 muaj në Gjermani. Kam pasur vetëm një telefonatë me nënën time pas ngjarjes. Unë nuk isha pjesë e ceremonisë, pasi nuk i njihja njerëzit.

I dhashë kohë vetes sime. Kur po mendoja që të vija tek mami, ndodhi ajo që ndodhi në 2012. Në 1997 unë i shkëputa të gjitha marrëdhëniet. Unë mora rrugën e shkollës, ai tjetër”, tha ajo.

“Unë nuk isha pjesë e ceremonisë, pasi nuk i njihja njerëzit. I dhashë kohë vetes sime. Kur po mendoja që të vija tek mami, ndodhi ajo që ndodhi në 2012.  Në 1997 unë i shkëputa të gjitha marrëdhëniet. Unë mora rrugën e shkollës, ai tjetër. Po të ishte Losha gjallë, ata që e kanë vrarë mamin, nuk kanë pasur shanse të prekin një fije floku. Vëllai ishte shumë i lidhur me mamin. Mamin në mënyrë makabre e ekzekutuan për ca para të vogla. Mesa kam parë në media, mami im është vrarë për 12 mijë euro. Shtetasin Besnik Dedja e njoh, ai daja i Loshës. Edhe i imi është, por unë nuk kam pasur asnjë marrëdhënie me ta, që në vogëli”, ka zbuluar ajo më tej.

Kujtojmë se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka akuzuar si vrasës të nënë e bir disa persona. Fillimisht për vrasjen e Elvisit ai akuzoi Festim Qolin dhe Henrik Hoxhën, ndërsa Talo Çelën për vrasjen e 60-vjeçares, Fatmira.

Fatmira Deda u gjet e vrarë rreth një vit pasi i ekzekutuan të birin në garazhin e pallatit ku jetonte e vetme. 60-vjeçarja u gjet pranë automjetit në pronësi të saj, brenda në garazhin që ndodhet në lagjen nr.3 të Durrësit, e mbytur në gjak, me një plagë në kokë, nga një banor i pallatit, i cili lajmëroi urgjencën e spitalit, dhe policinë e rendit.