TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe faturën që një ditë u bë publike që PD pagoi për Chris LaCivita, për organizimin e fushatës elektorale të 11 majit.
I pyetur nëse ja vlejti kjo shumë që PD të humbte, Sali Berisha u shpreh se kjo shumë është shumë herë më e vogël sesa aludoi Edi Rama.
Sipas Berishës, fushata që bëri ekipi i LaCivita ishte nga më të mirat që nuk ishte parë ndonjëherë në Shqipëri.
Berisha: Ju mësuat se shifra e paguar ishte 14 herë me e vogël nga ajo që shpalli Rama dhe makineria e tij. Ai tha shifrat 20 milione etj. Shqiptarët e panë se kjo shifër ishte jo 10, por 15 herë me e ulët. Pra tullumbacja e skandalit të tyre dhe atyre u ngeli mashtrimi në dorë.
Ekipi LaCivita ishte ekipi më i mirë i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme, por dhe bëri më të mirën e mundshme. Dha një ndihmë të çmuar, organizoi një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. Por ekipi nuk ishte përgjegjës për diktaturën autoritare të vendosur nga Edi Rama.