TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ka miratuar sot (4 nëntor) kandidaturën e ish-kryebashkiakut të dorëhequr të Vlorës, Ermal Dredha, si kandidaturë për ambasador në Zvicër.
Gjatë diskutimeve, Dredha foli për vizionin e tij në lidhje me këtë detyrë, ku vuri theksin kryesisht tek integrimi i vendit drejt BE-së dhe objektivat për të arritur, duke dhënë kontributin e tij.
Deputetët e pranishëm vunë në dukje gjatë diskutimeve të tyre vlerësimin, por edhe kujdesin që duhej treguar në raportet mes dy vendeve dhe parimin e barazisë.
Dredha iu përgjigj edhe pyetjeve të ligjvënësve të pranishëm në Komision, teksa në fund të saj, kryetari Igli Hasani njoftoi se Komisioni do i përcillte opinionin pozitiv Presidentit të Republikës për emrin e Ermal Dredhës, me qëllim emërimin e tij si ambasador në Zvicër.
Dredha dha dorëheqjen disa javë më parë, pas tensioneve në dukje që shoqëruan pas zgjedhjeve të 11 majit raportet mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, që lidheshin me menaxhimin e Vlorës, kryesisht situatën e zjarreve dhe ujit të pijshëm.
Nëse dekretohet nga presidenti, Dredha do të pasojë në detyrë ish-ambasadorin Mustafa Nano, i cili u dorëhoq muaj më parë.