AKTUALITET, 4 Nëntor 2025, 12:03

Të miturën shqiptare në Itali e hodhën nga ballkoni, motra e viktimës reagon pas dënimit për autorin: Derra. Ky m*t do të dalë nga burgu 30 vjeç

Të miturën shqiptare në Itali e hodhën nga ballkoni, motra e

Gjykata e të Miturve në Bolonja dënoi me 17 vite burg adoleshentin 16-vjeçar, autor i vrasjes së rëndë të Aurora Tilës, vajzës shqiptare 13-vjeçare që humbi jetën më 25 tetor 2024, pasi u hodh nga ballkoni i shtëpisë së saj në Piacenza.

Pas vendimit, motra e viktimës shpërtheu në dhimbje dhe zemërim, duke reaguar ashpër në rrjetet sociale.

“Vetëm 17 vite. Një jetë e tërë u shkatërrua. Ky m*t do të dalë nga burgu 30 vjeç dhe ka mundësinë të nisi një jetë të re. Motrën time nuk mund të ma rikthejë askush. Në djall ai dhe lloji i tij. Derra”, shkruan motra e Aurorës.

Të miturën shqiptare në Itali e hodhën nga ballkoni, motra e