AKTUALITET, 16 Prill 2025, 17:39

Kapet i dënuari për vrasjen e shqiptarit në Belgjikë, dyshohet për tjetër atentat

Kapet i dënuari për vrasjen e shqiptarit në Belgjikë,

Policia belge ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i dyshuar për një ngjarje të ndodhur rreth një muaj me parë në Place Bizet në Anderlecht, ku pas të shtënave me armë mbeti i plagosur një person.

I dyshuari mohon të jetë autori që ka plagosur rëndë një burrë natën e 21-22 marsit.  I plagosuri nuk konsiderohet më në rrezik dhe sigurisht që ka lidhje ndihma e parë nga pronari i restorantit të burgerit ku ai u strehua.

Sipas burimeve, autori i dyshuar është arrestuar dhe është akuzuar nga magjistrati hetues, i cili megjithatë e ka vënë nën vëzhgim elektronik. Në pamje të parë duket se çështja nuk ka lidhje me trafikun e drogës dhe skenat e dhunshme që lidhen me të që në fillim të vitit.

Autori i dyshuar rezulton i dënuar me 21 vjet burg për vrasjen e një shqiptari në vitin 2013.