AKTUALITET, 16 Prill 2025, 15:19

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 29- vjeçari në Tiranë

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 29-

Një  29 -vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi organizonte lojëra fati në lokalin e tij nëpërmjet celularit.

Blutë kanë sekuestruar  celularin në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Si rezultat i kontrolleve sistematike dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë konstatuar se në një lokal në fshatin Daijas, viheshin baste sportive, me celular.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë, administratori i lokalit, shtetasi Sh. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.