TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tri ditë më parë, njëzet emigrantë që ndodhen në Gjadër të Lezhës protestuan, duke dëmtuar mobiliet dhe infrastrukturën e qendrës dhe, me pak fjalë, duke shkaktuar kaos.
Xhamat e thyera, dyshekët e shkatërruar dhe shtëpitë e plaçkitura janë vetëm disa nga shenjat e lëna nga dhuna e emigrantëve. Por kjo nuk është e gjitha.
Në përpjekje për të kryer një akt ekstrem, tre nga emigrantët e përfshirë thuhet se i kanë shkaktuar vetes plagë me thikë, duke kërkuar ndërhyrjen e personelit mjekësor. Fatmirësisht asnjë nga të lënduarit nuk ishte serioz. Ndërkohë, një nga emigrantët të cilit iu anulua urdhri i dëbimit është kthyer tashmë në Itali.
Pas hetimit të kryer, 10 emigrantë janë futur në burg. Izolimin total do ta kryejnë po në Gjadër, me qelitë e ndërtuar enkas për raste të tilla. Ata tashmë mund të takohen vetëm me avokatët e tyre.