AKTUALITET, 11 Prill 2026, 11:52

Kanosën për motive të dobëta babë e bir, në pranga 3 persona në Shkodër

Kanosën për motive të dobëta babë e bir, në pranga

Tre persona janë arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se kanë kanosur për motive të dobëta dy shtetas, babë e bir.

Sipas njoftimit të policisë, operacioni i koduar “Produkti” u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë.

Të arrestuarit janë G. B., 67 vjeç, E. B., 33 vjeç (babë e bir), dhe A. B., 61 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dy viktimat (babë e bir) me qëllim përfitimi pasuror.

Gjatë kontrolleve në aktivitetin tregtar të G. B. dhe E. B., është konstatuar se prodhoheshin produkte ushqimore të pamiratuara nga autoritetet përkatëse dhe në kushte jashtë standardeve higjeno-sanitare.

Në vijim të veprimeve është bllokuar aktiviteti i kundërligjshëm dhe janë sekuestruar etiketa dhe stampa për 8 produkte ushqimore, si dhe 3 aparate celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për disa vepra penale, përfshirë kanosjen për përfitim pasuror, mashtrimin me produkte ushqimore dhe prodhimin e kundërligjshëm të artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër / Finalizohet operacioni policor i koduar “Produkti”.

Kanosën për motive të dobëta 2 shtetas (babë e bir), vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen etiketa dhe stampa për produkte ushqimore, si dhe bllokohet aktiviteti i kundërligjshëm.

Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Produkti”.

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:
G. B., 67 vjeç, E. B., 33 vjeç (babë e bir), dhe A. B., 61 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Këta shtetas dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur për motive të dobëta 2 shtetas (babë e bir), me qëllim përfitimin e pasurisë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në aktivitetin tregtar të shtetasve G. B. dhe E. B., është konstatuar se këta të fundit prodhonin produkte ushqimore të pamiratuara nga autoritetet përkatëse, si dhe në kushte jashtë standardeve higjeno-sanitare për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë bllokimi i ushtrimit të aktivitetit dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, etiketa dhe stampa për 8 (tetë) produkte të ndryshme ushqimore, si dhe 3 (tre) aparate celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale:
“Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.