TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme ka lënë në arrest me burg ditën e sotme Aleks Ndrekën, i njohur si “Leksi i Druve”. GJKKO konfirmoi masën e sigurisë, vetëm 2 ditë pas ekstradimit nga Italia të Ndrekës.
Ndreka është shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, si person i dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e tre shtetasve në vitin 2017.
Kush është Aleks Ndreka
Aleks Ndreka është personazh i njohur në botën e krimit, kryesisht në Lezhë dhe në Shkodër.n Ndreka ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe ishte në masën “arrest në burg” në mungesë.
Ndreka i njohur dhe si “Leksi i Druve” ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Sipas dosjes hetimore të SPAK, Aleks Dedën kanë tentuar që ta vrisnin me dron. Ish-deputeti donte ta vriste Leksin e Druve, pasi dyshonte se kishte rol në vrasjen e të vëllait. Në këtë episod përfshihet edhe nipi i tij, Samueli, dhëndri Arjan Tuku dhe Vinsent Tuku.