AKTUALITET, 10 Prill 2026, 21:16

FOTO/ Vrasja me armë zjarri në Nikël, ky është autori Eduart Ahmataj

FOTO/ Vrasja me armë zjarri në Nikël, ky është autori

Janë publikuar fotot e autorit të vrasjes me armë gjahu, çifte, ditën e sotme në Nikël, ku mbeti i vrarë Artur Çangu, dhe si autor u identifikua Eduart Ahmataj.

Sipas Policisë së Krujës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në fshatin Vrion të Niklës, pas një sherri mes palëve.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është gjetur i shtrirë në tokë në kodrat e Niklës, me trupin të kthyer përmbys dhe me shenja të dukshme plumbash.

Autori i dyshuar për vrasjen është shtetasi Eduart Ahmataj, i cili është dhëndër te kushërinjtë e viktimës dhe fqinj me të.

Po ashtu, mësohet se mes palëve ka pasur një konflikt për prona disa ditë më parë, i cili dyshohet se mund të ketë çuar në përshkallëzimin e ngjarjes.

Megjithatë, rrethanat e plota mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë ndodhen në zonë dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.