AKTUALITET, 10 Prill 2026, 22:39

Flakë në malin e Koshnicës, ndërhyrja e zjarrfikësve e pamundur për shkak të terrenit të vështirë

Flakë në malin e Koshnicës, ndërhyrja e zjarrfikësve e

Një vatër e fuqishme zjarri është identifikuar në orët e vona të kësaj të premteje në malin e Koshnicës, në Njësinë Administrative Skënderbegas, pjesë e Bashkisë së Gramshit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është përhapur në një zonë të thellë malore, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse për shkak të terrenit tepër të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor.

Fatmirësisht, deri më tani vatra e zjarrit ndodhet larg zonave të banuara dhe nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për banorët. Megjithatë, autoritetet po e monitorojnë nga afër situatën për të parandaluar përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të gjera.

Burime zyrtare bëjnë me dije se dyshohet që zjarri të ketë qenë aksidental, ndërsa pritet një vlerësim më i plotë nga strukturat përkatëse në vijim.

Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia e ndërhyrjes nga ajri nëse situata përkeqësohet, për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes nga toka.