AKTUALITET, 10 Prill 2026, 20:01

U vra me armë zjarri, trupi i pajetë i Artur Çangut gjendet në një kodër në Nikël! Konstatohen disa shenja plumbash

U vra me armë zjarri, trupi i pajetë i Artur Çangut gjendet

Është gjetur në një kodër në fshatin Kurrçaj, në zonën e Niklës, trupi i pajetë i shtetasit Artur Çangu, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Sipas burimeve paraprake, viktima është konstatuar e shtrirë në tokë, ndërsa mësohet se trupi ishte i kthyer përmbys dhe janë konstatuar shenja plumbash.

Sipas informacioneve paraprake, autor i dyshuar për vrasjen është shtetasi Eduart Ahmataj, me të cilin viktima thuhet se ka pasur një konflikt disa ditë më parë.

Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë ndodhen në zonë dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.