TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duhej të ishte një pasdite normale në fshat, por përfundoi në një ngjarje të rëndë kriminale, ndërsa motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta.
Artur Çangu është gjetur i pajetë në një ullishte në fshatin Vrion të Niklës pasditen e së premtes. Sipas Policisë, viktima është vrarë me armë gjahu (çifte).
Nga verifikimet e para dyshohet se pas ngjarjes qëndron Eduard Ahmataj, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet nga policia.
Grupi hetimor ende nuk ka një pistë të qartë lidhur me motivet e vrasjes. Deri më tani nuk raportohet për dëshmitarë okularë që mund të hedhin dritë mbi rrethanat e përshkallëzimit të konfliktit.
Familjarët e të dy palëve, të pyetur nga policia, nuk kanë raportuar konflikte të hapura më herët mes tyre. Megjithatë, sipas informacioneve paraprake nga terreni, dyshohet se konflikti mund të ketë nisur për çështje prone mes autorit dhe babait të viktimës.