TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, njoftoi sot rritjen e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit në disa grada, duke e cilësuar këtë hap si pjesë të përpjekjeve për forcimin e sigurisë në vend.
Ai theksoi se siguria nuk ndërtohet vetëm përmes ligjeve, por mbi të gjitha përmes njerëzve të motivuar dhe të vlerësuar për profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj uniformës.
Sipas Lamallarit, ndërsa Shqipëria vijon rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja e pagave për efektivët e Policisë së Shtetit do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme.
Në kuadër të këtij procesi, ministri bëri të ditura edhe shifrat konkrete të rritjes së pagave për disa grada. Kështu, paga për gradën Inspektor është rritur nga 61 500 lekë në vitin 2023, në 73 500 lekë në vitin 2026.
Për gradën Nënkomisar, paga ka kaluar nga 75 500 lekë në vitin 2023, në 88 000 lekë në vitin 2026.
Ndërsa për gradën Komisar, paga është rritur nga 82 500 lekë në vitin 2023, në 97 375 lekë në vitin 2026.