AKTUALITET, 19 Prill 2023, 12:38

Shkodër, Benet Beci shtrëngon dorën me rivalin Bardh Spahia (FOTOT)

Shkodër, Benet Beci shtrëngon dorën me rivalin Bardh Spahia

Ndonëse në garën për 14 majin, garojnë përballë njëri-tjetrit për të marrë mandatin e kryebashkiakut të Shkodrës, kjo nuk i ka penguar dy rivalët Benet Beci të PS dhe Bardh Spahia të koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ të shtrëngojnë dorën me njëri-tjetrin.  

Beci dhe Spahia kane qenë të ftuar në një Iftar nga shoqata Istanbul dhe aty janë përballur me njëri-tjetrin, ku janë fotografuar duke shtrënguar duart. Përmes fotos Beci e Spahia kanë përcjellë edhe mesazhin se njerëzorja, qëndron mbi rivalitetin politik.

Në darkën e shtruar ka qenë edhe drejtuesja politike e PS-së në Shkodër, Elisa Spiropali, që udhëhoqi kalimin e ish-deputetit të Partisë së Lirisë, Agron Çela, drejt PS-së, në përpjekje të selisë rozë për të fituar për herë të parë në 32 vite pluralizëm bashkinë e konsideruar bastion të të djathtës. 

Ky është takimi i parë publik i dy rivalëve në 61 bashkitë e vendit, ku mungon përballjet televizive, të zakonshme në vendet demokratike.