TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja dalin në dritë nga pengmarrja e një 32-vjeçari në Tiranë. Policia e Tiranës identifikoi dhe arrestoi dy nga tre peronat e përfshirë në këtë vepër penale.
Konkretisht, Kevin dhe Jurgen Neza dhe kushëriri i tyre, Hysen Neza janë emra të njohur për uniformat blu. Ata kanë rrëmbyer 32-vjeçarin që është biznesmen në fushën e ndërtimit.
Burimet nga grupi hetimor konfirmojnë se ata i kanë kërkuar shumën prej 1 milion eurosh, ndërsa biznesmeni, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka thënë që nuk mundet ta sigurojë këtë shumë.
Sipas informacioneve, i riu është mbajtur peng gjithë natën ku autorët e kanë dhunuar dhe në mëngjes e kanë liruar pasi i kanë kërkuar të siguronte 500 mijë euro.