TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Peqin-Elbasan.
Mësohet se automjeti që drejtohej nga 26-vjeçari i identifikuar me inicialet O.S., është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga 58-vjeçari. Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e automjeteve, si edhe dy pasagjerë.

Njoftimi i Policisë
Elbasan/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, automjeti që drejtohej nga shtetasi O. S., 26 vjeç, është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga shtetasi Sh. P., 58 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, shtetasja B. P., pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin Sh. P. dhe shtetasi A. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin O. S., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.