AKTUALITET, 22 Prill 2022, 14:14

Era e fortë, Fieri dhe Vlora zonat më të prekura nga mungesa energjisë

Era e fortë, Fieri dhe Vlora zonat më të prekura nga mungesa

Disa rajone të vendit janë përfshirë ditën e sotme me mot të keq, shoqëruar me stuhi ere dhe shpejtësi deri në 50 kilometra.

Nga raportimi i orës 13:00, sipas OSHEE rajonet më të prekura nga defektet janë Fieri dhe Vlora, kryesisht në akse me linja ajrore.

Sipas dispecerisë qendrore të OSSH, shkak i këtyre stakimeve është bërë moti i keq me erëra të forta, që ka përfshirë këto rajone gjatë natës së mbrëmshme, duke vazhduar edhe gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

Defektet janë kryesisht të llojit: këputje përcjellësish, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, shkarkuesish, bashkime përcjellësish etj.

Nga brigadat e terrenit të OSHEE-së në të gjithë vendin po punohet me intensitet të lartë për riparimin e defekteve të mbetura.

Vështirësi në riparimin e defekteve paraqiten në zonat rurale, ku linjat janë kryesisht ajrore, gjë që sjell dhe vonesa në riparimin e tyre, për shkak të terrenit të vështirë që kalojnë këto linja.

Era e fortë, Fieri dhe Vlora zonat më të prekura nga mungesa