AKTUALITET, 28 Prill 2026, 14:10

Kambizëm pa licencë nga Fieri në Lushnjë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohen mbi 7 mln lekë!

Kambizëm pa licencë nga Fieri në Lushnjë, arrestohen 3

Ushtronin aktivitetin e këmbimit valutor në mënyrë të paligjshme, kapen në flagrancë dhe arrestohen 3 persona.

Policia e Fierit njoftoi sot (28 prill), finalizimin e operacionit të koduar “Transaksioni”. Në pranga kanë rënë të dyshuarit Ramazan Koçiu, Edmond Shkurti dhe Abaz Idrizi.

Sekuestrohen shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme në lekë, euro, dollarë, paund dhe franga.

NJOFTIMI
“Këta shtetas dyshohet se ushtronin aktivitetin e këmbimit valutor në Fier dhe në Lushnjë, pa licencën nga organet kompetente. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, u gjetën 4 200 000 lekë, 17 300 euro, 1 400 paund, 300 dollarë, 200 franga, 2 500 korona, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 5 celularë”, bën me dije policia vendore.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier, në vijim të kontrolleve në terren dhe verifikimeve në subjekte të ndryshme, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive që kryhen në informalitet, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor e koduar “Transaksioni”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

-R. K., 64 vjeç, banues në Lushnjë;

-E. Sh., 67 vjeç, banues në Fier;

-A. I., 57 vjeç, banues në Fier. 

Këta shtetas dyshohet se ushtronin aktivitetin e këmbimit valutor në Fier dhe në Lushnjë, pa licencën nga organet kompetente.  

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, u gjetën 4 200 000 lekë, 17 300 euro, 1 400 paund, 300 dollarë, 200 franga, 2 500 korona, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 5 celularë.  

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u vu në hetim shtetasi E. K., 67 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një shumë e vogël parash e përfituar nga këmbimi i kundërligjshëm.    

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.