TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te mbikalimi i Rinasit është hapur plotësisht. Kryeministri Edi Rama zhvilloi paraditen e kësaj të marte një inspektim, ndërsa shoqërohej nga ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.
“Janë shtuar dy korsi të tjera. Theksojmë se këtu janë vetëm dy fazat e para ndërkohë që kemi kontraktuar edhe një fazë së treë nga mbikalimi i Rinasit, deri në Laknas.
Aty kemi edhe mbikalimin e ri të Rinasit, jemi duke bërë disa sistemime për disa kabina elektrike. Projekti parashikon edhe bërjen e rampave të reja në aeroportin e Rinasit”, tha ministri Karakaçi.
Së shpejti pritet të nisë puna për vijimin e mëtejshëm të aksit drejt Durrësit.