AKTUALITET, 28 Prill 2026, 13:56

'Sallë me 5 yje'/ Seanca për 'Sterilizimin', ish-ministri kërkon të mos qëndrojë në kafaz: Kështu është kur e ke avokatin 3 metër larg, s'merresh vesh

'Sallë me 5 yje'/ Seanca për 'Sterilizimin',

Në GJKKO po zhvillohet seanca për dosjen e Sterilizmit. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka kërkuar që të mos qëndrojë në kafaz gjatë seancë, kërkesë për të cilën GJKKO është tërhequr për vendim.

Ndërkohë, mbrojtja e Beqajt ka kërkuar edhe pushim të çështjes dhe pritet vendim nga GJKKO.

Nderkohe, batuta e një dite më parë të prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado, për një "sallë me 5 yje" u risoll të martën në Gjykatën e Posaçme nga ish-ministri Ilir Beqaj.

Në procesin gjyqësor të çështjes "Sterilizimi" Beqaj pati një moment moskuptimi me avokatin e tij mbi artikulimin ose jo të një kërkese.

"Kështu është kur e ke avokatin 3 metër larg, nuk merresh vesh", tha Beqaj, duke vijuar me ironi, “sallat me 5 yje”.

Në seancë Beqaj ripërsëriti kërkesën për t'u mbajtur jashtë kafazit, kërkesë që e ka shprehur edhe më herët.

Nga ana e tij, prokurori i çështjes, tha se nuk kishte kundërshti, pasi në këtë proces Beqaj ka masën e "detyrimit për paraqitje". Por, sipas prokurorit, duhet të mbahen parasysh masën "arrest në burg", caktuar për llogari të një çështjeje tjetër.