TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me afrimin e sezonit turistik, shtohen edhe përpjekjet për ta shitur atë tek pushuesit në zonat bregdetare, kryesisht në jug të vendit.
Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat turistike është goditur nga Policia e Vlorës sot (28 prill) në Dhërmi, ku një 36-vjeçar u kap në flagrancë.
I ndaluari është Eduard Piro, banues në Lushnjë. Ai u lokalizua teksa drejtonte një automjet tip “Volkswagen”.
Gjatë kontrollit iu gjet një sasi të dyshuar kanabis sativa e ndarë në doza dhe gati për shitje.
Hetimet vijuan me kontrollin në banesën e tij në Drimadhë, ku u sekuestruan rreth 450 gramë të tjera hashash dhe një sasi Kokainë, gjithashtu të ndara në doza për treg.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët narkotike, automjeti dhe celulari i 36-vjeçarit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Vlorës për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”, tha policia vendore për rastin.