TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot në lidhje me shfaqen në publik të Ilir Metës në kafazin prej xhami, që prej arrestimit të tij.
Berisha denoncoi, atë që e quan 'trajtim çnjerëzor të Ilir Metës', ndërsa theksoi se kjo është një hakmarrje primitive e Edi Ramës.
Po ashtu, Berisha tha se ndaj Ilir Metës është ushtruar jo vetëm dhunë psikologjike, por edhe dhunë fizike dhe provokacione nga më të ulëtat.
Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas nisjes së gjyqit në themel të Ilir Metës, një ditë pasi u mbajt seanca e parë. Nisur nga transformimi i Metës, Berisha tha se ndaj ish-presidentit është ushtruar dhunë e terror psikologjik.
“Është ushtruar dhunë dhe terror psikologjik, periodik, madje edhe fizik, janë organizuar provokacione nga më të ulëtat e rrezikshmet, janë dhunuar të drejtat kushtetuese dhe qytetare”, tha Berisha duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij dhe ndërhyrjen urgjente të Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës.
Më tej, lidhur me rrëzimin e kërkesës së Metës për transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave, Berisha tha se nevojitet që çdo seancë të jetë publike.
Deklarata e Berishës për Ilir Metën
Ish-presidenti i Republikës, ish-kryetari i parlamentit dhe ish-kryeministri i vendit, Ilir Meta, aktualisht kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare, Partisë së Lirisë, i burgosur politik, u paraqit dje në sallën e gjyqit i ndryrë në kafaz xhami sikur të ishte një terrorist i rrezikshëm, ndonëse ndaj tij nuk ekziston asnjë provë e faktuar për një vepër penale të çdo natyre qoftë ajo.
Ky akt çnjerëzor brutal, i urdhëruar direkt nga Edi Rama, riktheu para shqiptarëve skenat e gjyqeve politike staliniste të Enver Hoxhës, babait shpirtëror të Edi Ramës, dhe skulptorit xhelat, Kristaq Rama, babait biologjik të Edi Ramës.
Ky akt hakmarrës i verbër nuk është një qëndrim i rastit dhe as i izoluar ndaj ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, zotit Ilir Meta.
Në tetor të vitit 2024, me urdhër direkt të Edi Ramës, Ilir Meta u arrestua nën filmim, tek hynte në Tiranë, nga policia pa i paraqitur asnjë fletë arresti.
Ai u nxor me forcë në rrugë nga makina me të cilën udhëtonte nën mbrojtjen e Gardës së Republikës, u tërhoq zvarrë dhe u godit para kamerave nga policë të porositur për aktin e tyre dhe si person nën hetim u dërgua në burg.
Gjatë këtyre 17 muajve në burg, si person nën hetim dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ndaj Ilir Metës, është ushtruar dhunë dhe terror psikologjik periodik, madje edhe fizik.
Janë organizuar provokacione ndër më të ulëtat dhe më të rrezikshme.
I janë dhunuar të drejtat kushtetuese më elementare.
Partia Demokratike denoncon dhe dënon me forcën më të madhe arrestimin, paraburgimin, qëndrimet çnjerëzore në burg dhe në sallën e gjyqit, të urdhëruara direkt nga Edi Rama, bastardi i bllokmenëve hoxhistë ndaj kryetarit të PL, Ilir Meta dhe kërkon lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi.
PD i bën thirrje Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës të ndërhyjë me urgjencë ndaj akteve të hakmarrjes primitive antikushtetuese ndaj Ilir Metës të Edi Ramës, armik i egër i pluralizmit politik dhe Ramaduro i parë dhe i vetëm në Europë.