AKTUALITET, 1 October 2026, 11:29

“Në komunizëm, ulja në kafe quhej kërcënim”/ Konkursi për rikonceptimin e ‘Parkut Rinia’, Rama: Adresojmë nevojat dhe ambiciet e qytetit të sotëm

Kryeministri Rama është i pranishëm në prezantimin e 5 projekteve për konkursin e “Tirana Fountain Plaza” që synon rikonceptimin e “Parkut Rinia” në kryeqytet.

Në fjalën e tij, Rama u ndal te rëndësia e projekteve arkitekturore me impakt të veçantë në qytet, duke theksuar se për zhvillime të tilla tashmë u besohet profesionistëve me eksperiencë në planifikim urban, arkitekturë dhe ndërtim.

“Jemi këtu sërish duke bërë atë që dijmë të bëjmë më mirë: të ndërtojmë ëndrra. Sot jemi këtu për një zhvillim tjetër të asaj godine që ka nevojë të transformohet për të adresuar nevojat dhe ambiciet e një qyteti që sot nuk është më ai që ishte kur u krijua ‘Parku Rinia’ apo kur u ndërtua ‘Tajvani’, as në vitet 2000 kur mori një tjetër volum, por në një kohë kur nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha.

Është një projekt i sipërmarrjes private në një pronë private, që për arsye se zhvillohet në zemër të parkut, brenda perimetrit të pronës private, aty ku jemi në kushtet që duhet rindërtuar, por nga ana tjetër, ndërtimi do të ketë një impakt të rëndësishëm në gjithë hapësirën përreth, po zhvillojmë një konkurs ndërkombëtar. duke besuar shumë fort që me arkitektët në dispozicion të kësaj sfide, do të bëjmë një zgjedhje që do të jetë më e mira e mundshme për zhvillimin e asaj prone dhe vetë kryeqytetin.

Nuk mund të rri dot sot pa thënë se unë vazhdoj të besoj se rruga që kemi zgjedhur për të ftuar në Shqipëri dhe përfshirë në këtë fazë historike ëndrrash dhe ambiciesh të mëdha arkitektë ndërkombëtarë, është rruga më e mirë për të nesërmen.

Duke qenë se kjo rrugë është vënë nën agresionin e një pjese të caktuar apo medias së interesuar ndërkombëtare, dua të ndaj me ju disa shkëmbime që i kemi pasur në ditët e fundit me një gazetar të njohur që paraqitet si kritik i arkitekturës që kishte çuar një sërë pyetjesh që në këndvështrimin tim janë të pabesueshme për nga sipërfaqësia dhe mendjelehtësia. Nuk është ai fajtori, por mënyra krejt e shtrembër e të parit”, tha Rama.

Sot rikthehemi të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë kur vjen puna te zhvillimi i projekteve me rëndësi të veçantë që në Shqipëri ua besojmë profesionistëve me profile dhe me karriera të veçanta në fushën e planifikimit, të projektimit arkitektonik dhe të ndërtimit të objekteve që kanë një impakt me rëndësi për qytetet tona, për zona të caktuara ku lidhen bashkë zhvillimi individual i një prone me zhvillimin më tërësor të komunitetit apo vendit.

Rama: Jemi këtu për të riadresuar zhvillimin e një prone ku, siç e patë, u ngrit një park dhe më pas po aty u ngrit një ndërtesë që ishte nga të paktat ndërtesa në kohën e komunizmit ku njerëzit mund të takoheshin jo për mbledhje, jo për punë, në shërbim të ndërtimit të komunizmit, por për të kaluar kohën e lirë.

E mbaj mend mirë të gjithë, në atë kohë në Shqipëri koha e lirë kalohej në këmbë dhe pikat e shërbimeve për të ngrënë apo për të pirë diçka bashkë, qoftë dhe 1 kafe, quheshin vetëshërbime dhe rrihej në këmbë.

Se ndenjja ulur me miqtë ishte një kërcënim për stabilitetin e regjimit, pasi duke qëndruar ulur njerëzit mund të merrnin rrugë qorre në arsyetimin e tyre.

Te Parku Rinia u ngrit një strukturë e pakët për t’u ulur, e cila për nga forma iu dha njerëzve që ta pagëzonin si Tajvani, sepse u dukej si arkitekturë kineze, por duke qenë se nuk e kishin Kinën fort për zemër, ia vunë emrin Tajvani.

Më pas struktura u ritransformua sepse erdhi koha që ndenjja ulur me shoqërinë u bë pjesë e jetës së përditshme dhe Tajvani kishte kaluar proceset e privatizimeve, u kthye në një ngrehinë për shërbime dhe ku natyrisht objektivi kryesor është t’i mbajnë njerëzit sa më shumë ulur e mundësisht t’i lënë pa punë.

Sot jemi këtu për një zhvillim tjetër të asaj godine që ka nevojë të transformohet për të plotësuar nevojat e një qyteti që nuk është më ai që ishte në vitet ’50, kur u krijua Parku Rinia, as në fund të viteve ’70, kur u ndërtua Tajvani, as në vitet e para 2000, kur Tajvani rimori një tjetër volum, por jemi në një kohë kur nevojat dhe ambiciet janë shumë më të mëdha.

Është një projekt i sipërmarrjes private në një pronë private, është një projekt që për arsye se zhvillohet në zemër të parkut, brenda perimetrit të pronës private, aty ku aktualisht jemi në kushtet që duhet rindërtuar, por nga ana tjetër ndërtimi do të ketë një impakt të rëndësishëm në gjithë hapësirën përreth. Po zhvillojmë një konkurs ndërkombëtar duke i bërë, radhë së parë, një mundësi zgjedhjeje që të gjejë vendimin cila do të jetë mënyra si do të rikoncepetohet dhe rindërtohet Tajvani!