AKTUALITET, 28 Prill 2026, 13:14

'Marrëveshja, 6 mld dollarë'/ Me Ramën në Tiranë, ambasadorja Guilfoyle: Kur SHBA, Shqipëria e Greqia punojnë së bashku, ky rajon bëhet më i sigurt dhe i begatë

'Marrëveshja, 6 mld dollarë'/ Me Ramën në

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X pas raportimit për takimin e saj me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Në mesazhin e saj, Guilfoyle theksoi rëndësinë e vizitës dhe marrëveshjes së arritur në fushën e energjisë: “Isha e nderuar të udhëtoja në Tiranë për të çuar përpara agjendën energjetike të Presidentit të SHBA dhe t’i bashkohesha kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje historike midis Shqipërisë, Venture Global e Aktor LNG USA për një kontratë 20-vjeçare për gazin natyror të lëngshëm amerikan.”

Ajo bëri të ditur se marrëveshja, e cila kap vlerën e 6 miliardë dollarëve, synon të forcojë sigurinë energjetike dhe atë kombëtare në të gjithë rajonin. “Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike, dhe sigurinë kombëtare, në të gjithë rajonin,” u shpreh ajo.

Ambasadorja vlerësoi gjithashtu kontributin e zyrtarëve amerikanë në këtë iniciativë, duke përmendur punën e Doug Burgum dhe Chris Wright, si dhe të Këshillit Kombëtar për Dominimin Energjetik.

Në përfundim, Guilfoyle theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal: “Kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, ky rajon bëhet më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë.”

Postimi i plotë

Isha e nderuar që udhëtova në Tiranë për të çuar përpara agjendën energjetike të Presidentit të SHBA-së dhe për t’iu bashkuar Kryeministrit Edi Rama në një ceremoni nënshkrimi të një marrëveshjeje historike midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një marrëveshje 20-vjeçare të LNG-së amerikane.

Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike dhe sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin. Jemi krenarë të ndërtojmë mbi punën e shkëlqyer të Sekretarit Burgum, Sekretarit Wright dhe Këshillit Kombëtar për Dominimin Energjetik. Kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, ky rajon bëhet më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë

'Marrëveshja, 6 mld dollarë'/ Me Ramën në