TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerriero, thotë se është paguar për intervistën që dha pak ditë më parë për "Euronews Albania" dhe se këtë praktikë do të ndjekë për intervistat e tjera në mediat shqiptare.
Përmes një postimi në “Twitter”, Guerriero tha nëse mediat nuk do e paguajnë për intervistat që ajo do të japë lidhur me çështjen e ish-të dashurit të saj McGonigal dhe aferave ku ai është përfshirë të mos e kontaktojnë.
Lidhur me intervistën e saj të dhënë disa ditë më parë për një media të vendit tonë, Guerriero thotë se mediat shqiptare paguajnë, ndërsa ato amerikane jo.
Ish e dashura e ish-agjentit të FBI-së, e dëshpëruar për para thekson se duhet të punojë pasi faturat mjekësore, ligjore që duhet të paguajë janë të shumta dhe për këtë i është dashur që çdo interviste që do të japë t’i vendosë një çmim.
“Pra, nëse një anëtar i medias e lexon këtë, as mos u shqetësoni të më kontaktoni nëse nuk do të më paguani për një intervistë sepse më duhet të kaloj kohën time duke punuar, që të mund të paguaj faturat e mia.
Për të qenë e qartë, unë pranova vetëm këtë intervistë sepse media shqiptare paguan (media amerikane jo). Unë kam faturat e kthimit, mjekësore, ligjore dhe faturat e përditshme, kështu që do të jap intervista vetëm nëse paguhem sepse jam e dëshpëruar për para tani…”, shkruan ajo.
Just to be clear, I only agreed to this interview because the Albanian media pays (US media doesn’t). I’m up to my eyeballs in backrent, medical, legal and everyday bills so I will do interviews if I get paid because I’m desperate for money right now…
— Allison Guerriero (@AllisonGuerrier) February 7, 2023