TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Stela Gugallja, ortake e shoqërisë "Albtek Energy", kërkohet të ekstradohet nga Vjena drejt Shqipërisë me kërkesë të autoriteteve shqiptare. Ajo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.
“Prokuroria e Posaçme është njoftuar se në Gjykaten e Vjenës, në Austri, është duke u kryer proçedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqiperi, në zbatim të urdhrit të kërkimit ndërkombëtar për këtë shtetase”, njofton SPAK.
Stela Gugallja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sëbashku me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, për aferën e inceneratorëve.
Biznesmenët Klodian Zoto, i cili është pronari zyrtar i kompanisë, si dhe administratorja Stela Gugallja, janë nën akuzë për korrupsion aktiv e pastrim parash ndërsa nën akuzë është edhe Mirel Mërtiri. Ky i fundit përshkruhet nga prokuroria si “pronari faktit i shoqërisë “Albtek Energy””, kompani që zyrtarisht është nën pronësinë e shtetases Stela Gugallja.
Gugallja njihet si bashkëjetuese e Mirel Mërtirit.
“E pandehura Stela Gugallja në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, i pandehuri Klodian Zoto në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, si dhe i pandehuri Mirel Mërtiri në cilësinë e pronarit faktit të shoqërisë“Albtek Energy” sh.p.k, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe nëbashkëpunim me të pandehurin Lefter Koka, kanë përdorur njëskemë fiktive të kryerjes së pagesave, të realizuar nëpërmjet dy shoqërive tregtare respektive, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt” si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit,” shkruhet në njoftimin e prokurorisë.
Për aferën e inceneratorëve janë aktualisht në qeli dhe presin zhvillimin e seancave gjyqësore edhe disa ish-zyrtarë të lartë shtetërorë, si ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako. Gjithashtu është arrestuar ish zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj.