TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama është kthyer në një “Makbeth” që kontrakton vrasës me pagesë për të eleminuar opozitën.
Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ku tha se Kryeministria nuk mund të jetë strofull e kreut të një organizate kriminale.
Berisha i bëri thirrje të rinjve që të ngrihen për të rrëzuar Ramën nga pushteti, pasi sipas tij, çdo ditë që ai qëndron në pushtet, punon për shpopullimin e Shqipërisë.
Ai shtoi se Rama shpreson të përjashtojë PD-në nga zgjedhjet duke i konfiskuar flamurin e saj, por sipas tij, kryeministri i ka bërë llogaritë gabim.
“Unë do t’u, dua të theksoj se në kuptimin klasik të diktaturës, ajo e Enver Hoxhës ishte diktatura më e egër e Europës dhe ndoshta më e egra në kohëra. Por përveç burgjeve dhe kampeve të përqëndrimit, ajo kishte disa forma të tjera të tmerrshme dhe njëra prej tyre ishte diktatura e mjerimit, e varfërimit. Fondet e shqiptarëve shkonin në bunker. Vërtet ndërtohej një vilë për diktatorin, por dihej që ishte me fondet e qeverisë. Sarajet e Ramës, i ka ndërtuar ato ku kishte të deklaruara 3800 doutsche marka dhe 400 mijë lekë. E tëra u ndërtua me para të vjedhura.
Mediat sot janë një zinxhir i tërë që nuk dallojnë nga mediat e diktaturës. Alternativë e vetme është revolucioni. Në historinë e tyre revolucionet i bën vetëm rinia. Ju jeni tmerri i këtij regjimi, ndaj dhe Rama bën gjithçka të largojë të rinjtë nga Shqipëria. Le ta fillojmë revolucionin tonë me moton t’i dalim zot Shqipërisë. Sytë, mendja, zemra e shqiptarëve që e duan këtë vend, e atyre që u larguan shpresëvrarë nga ky vend, e atyre që kanë dhjetëra vite në vende të tjera, janë sot tek ju dhe vetëm tek ju. Sot duhet guximi, kreativiteti dhe vendosmëria juaj, në mënyrë që Shqipëria të mos vuaj më tej. Të mos rrukulliset në kthetrat e mafien më të egër në botë, në kthetrat e një mafieje sa kombëtare, edhe ndërkombëtare. Secili nga ju sot është në sakrificë. Qindra e mijëra bashkëmoshatarë tuajët jetojnë në sakrifica.
Ka një rrugë, që është largimi i Ramës nga pushteti. Edi Rama e ka bërë Shqipërinë dhe të huaj për ju, le t’ja bëjmë atij Shqipërinë dhe të huaj për të. Le të përballemi me këtë organizatë kriminale, ju garantoj se aq sa duken të fortë, aq janë kalbësirë dhe vetëm kalbësirë. Le t’ja bllokojmë rrugët atij, e ti themi që rrugët janë tonat dhe jo të tuat o hajdut. Le t’ja bllokojmë bashkinë Erion Veliajt. Mburret me vjedhjet e tij. Ka paturpësinë që të mburret për inaugurimin pasi ka vjedhur 7 fishin e asaj që është përdorur për ndërtimin.
Largimi i tyre kërkon vetëm protestë dhe mosbindje civile. Si mund të jetë kryeministria strofull e kreut të një organizate kriminale, e një makbethi që kontrakton vrasës me pagesë për të eleminuar opozitën e vendit. Ai nuk largohet nga pushteti, por ne duhet ta largojmë atë. Revolucioni ynë nuk ndalon kurrë deri në fitoren e plotë. Ai beson se do të përjashtojë PD-në nga zgjedhjet, duke i konfiskuar flamurin e saj, që përmbysi regjimin e etërve të tij. Ai flamur do të përmbysë regjimin e drogës dhe vjedhjeve të Ramës. Le ti themi Ramës s’ke parë gjë akoma. Largohu”, u shpreh Berisha.