AKTUALITET, 7 Shkurt 2023, 14:32

Ambientalistët kërkojnë pezullimin/ Banorët ngrihen në protestë në Vlorë: Duam që aeroporti të ndërtohet

Ambientalistët kërkojnë pezullimin/ Banorët ngrihen në

Banorë të zonës në Akërni dhe përfaqësues të komunitetit të banorëve të zonës dolën ditën e sotme në protestë për të kundërshtuar ardhjen e organizatave ambientaliste të cilat kërkojnë bllokimin e punimeve në aeroportin e Vlorës.

Organizatat ambientaliste pritej të mbërrinin sot në Vlorë. Për ti pritur dolën banorë të zonës për të treguar se aeroporti duhet të bëhet. Banorë të zonës kanë deklaruar se aeroporti do ti jap zhvillim zonës dhe jo vetëm.

Deklarata e Unionit Turistik të Vlorës:

Unioni Turistik i Vlorës është në krahë të banorëve Akërnisë dhe Vlorës të cilët kundërshtojnë çdo ndërhyrje të ambientalistëve në përpjekje për të ndaluar ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Komuniteti i biznesit ashtu si dhe organizata mjedisore në vend dhe grupet e interesit kanë zhvilluar disa takime gjatë periudhës së hartimit të raportit të Vlerësimit të ndikimit në Mjedis, çdo përpjekje e tanishme është një tentativë për të dëmtuar interesat e gjithë rajonit të jugut.

Në rradhët e protestuesve nuk ka asnjë protestues Vlonjat duke lënë qartazi të kuptohet se protestat “kryeqytetase” nxiten nga Qarqe të tjera ekonomikë. I kuptojmë përpjekjet e mjedisorëve për të mbijetuar por për ne zhvillimi ekonomik i rajonit prevalon. Mes zogjve migrator dhe zhvillimit ekonomik dhe turistik të rajonit, zgjedhim zhvillimin.

Unioni Turistik i Vlorës qëndron krahë banorëve të Vlorës dhe përkrahë zhvillimin e rajonit.