AKTUALITET, 7 Shkurt 2023, 14:03

Sipërmarrësi denoncon abuzimin me çmimin e bulmetit: Makuteria e kartelit të qumështit nuk ka kufi

Sipërmarrësi denoncon abuzimin me çmimin e bulmetit: Makuteria

Sipërmarrësi Ervin Resuli, njëkohësisht ekspert i problemeve bujqësore e blegtorale dhe kryetar i Shoqatës së Mbrojtes Konsumatorëve dhe Prodhuesve Vendor ka denoncuar abuzimin me çmimin e bulmetit në vend.

Resuli ka publikuar një tabelë me çmimet e produkteve të bulmetit ku nga viti i shkuar ka një rritje me 38%.

Ai e quan këtë makuteri ndërsa shpjegon se "karteli" i qumështit pasi fiton nga blegtori, fut dorën edhe te xhepi i konsumatorit.

Postimi i plotë: 

Makuteria e "kartelit te qumeshtit " ska kufi !

Te pa ngopur me fitimet qe arketojne nga qumeshti blegtorve sot zgjaten doren dhe ne xhepin e konsumatorit .

Te rrisesh cmimin me 38% mbi fitimet qe ke pasur nga cmimi me pare eshte tu fuses doren ne xhep konsumatorve.

Autoriteti i Konkurrencës Autoriteti Kombetar i Ushqimit Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve duhet te hetojne kete abuzim ne dem te konsumatorit , kartelat teknike te prodhimit te nenprodukteve te qumeshtit duhet hetuar per abuzime te renda qe ben industria e qumeshtit !

STOP ABUZIMIT

SIGURIA USHQIMORE = SIGURI KOMBETARE

USHQIM=JETE

Sipërmarrësi denoncon abuzimin me çmimin e bulmetit: Makuteria