TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e fshatit Nartë kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm përpara bashkisë së Vlorës, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, ndërsa mbanin në duar bidonët pa ujë.
Sipas tyre çdo vit në sezonin turistik vuajnë këtë problem dhe prej më shumë se 10 ditësh banoret nuk kanë ujë.
Ata kanë deklaruar se janë ankuar për këtë problem, por asnjë zgjidhje nuk iu është dhënë deri më tani nga autoritetet dhe nga bashkia.
Në fshatin Nartë numërohen rreth 800 banesa, por emigracioni ka rudhur popullatën teksa banorë sot janë vetëm 400.