TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla ka mbledhur këtë të hënë strukturat në varësi të tij dhe ka kërkuar angazhim maksimal prej tyre. Balla ka thënë se kushdo që nuk do të tregojë gatishmëri për të shkuar përtej vetes, do e ketë të pamundur të mbajë detyrat aktuale që ka.
Ai u foli drejtuesve të Policisë së Shtetit edhe nëse ata marrin telefonata nga deputetë të ndryshëm për ndërhyrje në punët e tyre.
“Kush nuk do tregojë gatishmëri për të punuar së bashku, për të shkuar përtej vetes, duke e rritur kontributin e përbashkët, do ta ketë të pamundur ta ketë pozicionin që tanimë ka. Asnjë deputet nuk duhet të ndërhyjë në punën tuaj. Kushdo që pranon ndërhyrje, nuk do të mund të paraqesë asnjë justifikim për të qëndruar në këtë detyrë.
Ju keni detyrën të dëgjoni me respekt sa herë ju bie telefoni nga një deputet, por për çdo rast që arsyeja e telefonatës përbën ndërhyrje në kryerjen e kryerjes së detyrës tuaj, ju kërkoj që deputetin këtej e tutje drejtojeni te unë.
Kur them për deputetin, ndërhyrja për këdo tjetër është e papranueshme. Përzierje të kujtdo në detyrën tuaj, në asnjë rast apo dhe detyrë. Kjo është një kërkesë e kryeministrit prej vitit 2013. Ky ishte standardi i kërkuar nga kolegët e mi, i cili duhet aplikuar 100%”, u shpreh Balla.
Ai tha se një ndër prioritet e punës së tij do të jetë dhe rritja e standardit të jetesës së punonjësve të Policisë së Shtetit.
“Do të kujdesem për rritjen e standardit të jetesës së punonjësve të Policisë. Edhe për kushtet financiare dhe kushtet e strehimit të tyre. Nga nesër do të fillojmë të trajtojmë problemet e banimit për ata që shërbejnë në qytete të ndryshme.
Do të jepen 100 banesat e para për të gjithë policët e rinj, në bashkëpunim me ministritë përgjegjëse”, u shpreh ai.
Ai, teksa renditi prioritetet, tha se duhet të bëhet më shumë se çfarë është bërë deri më sot, teksa i drejtoi një pyetje Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, duke thënë se sa shefa janë arrestuar deri më tani.
“Lufta kundër korrupsionit nuk nis jashtë nesh, por së pari brenda nesh. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është krujuar me një ligj bashkë me partnerët tanë, në Parlament dhe e kemi konsideruar si një ligj të rëndësis së veçantë që e njoh shumë mirë dhe e kam mirë parasysh sesa pritshmëri kemi pasur.
Pyetja ime kaq kohë nga krijimi është sa drejtues, e shefa komisariatesh janë kapur me presh në duar. Nuk vë në diskutim rezultatet e Agjensisë dhe të kuptohemi qartë, por nuk mund të vë në diskutim faktin se pas statistikave se janë goditur shumë keqbërës të vegjël, por keqërës të mëdhej pak për mos thënë aspak”, tha Balla nër të tjera.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka treguar sot gjatë mbledhjes me strukturat e Policisë së Shtetit, se kërkesa e parë për drejtorin Muhamet Rrumbullaku ka qenë arrestimi i vëllait dhe djalit të ish-deputetit Rrahman Rraja.
Këta të fundit janë shpallur në kërkim për pamjet e dhunës në Fushë Krujë, ku ata rrahën barbarisht dy kushërinj të fisit Maja, vetëm se këta të fundit ishin ankuar në polici për shpërthimet e fuqishme në guroren e vëllait të deputetit.
“Kërkesa ime e parë ishte arrestimi i vëllait dhe djalit të ish deputetit Rrahman Rraja. Ai është miku im, por dy individët e lartpërmendur e kanë vendin para drejtësisë një orë e më parë. Ajo skenë e turpshme flet për një situatë të majisur më parë nga toleranca e policisë së asaj zonës. Nuk i dëgjoi ankesat dhe u bë palë me paligjshmërinë.
Në territorin e kësaj Republike nuk mund të ketë me feude dhe bajraqe. Në çdo komunitet do ketë rend dhe siguri për të gjithë, nën kujdesin dhe garancinë e Policisë së Shtetit”, u shpreh Taulant Balla.
Më tej, ministri i ri i Brendshëm foli dhe për kanabisin. “Të mos më thotë askush se një rrënjë kanabisi e ka një shanc të rritet pa një polic që paguhet për të mos e parë. Apo se një parcelë e ka mundësinë të korret, pa një shef komisariati që paguhet.”
Taulant Balla se strukturat e Policisë së Shtetit janë urdhëruar që nga sot, të vendosin kodin etik të drejtuesve dhe efektivëve, në kornizë, në çdo hyrje komisiariati dhe drejtorie.
“Brenda 10 ditësh nga sot, kodi etik i drejtuesve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit, do u lexohet të gjithë efektivëve dhe do të vendoset në kornizë në çdo hyrje komisariati dhe drejtorie”, përmbylli konferencën ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla.