TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Idajet Beqiri thotë se nëse SPAK nuk regjistron procedim penal ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit pas kallëzimit të tij, ai do të shkojë deri në Strazburg.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Beqiri tha se kallëzimi i tij ndaj Metës dhe Kryemadhit për operacione estetike në vlera qindra mijëra euro qëndron dhe se ai i ka dorëzuar faktet në SPAK.
Pjesë nga biseda:
Klodiana Lala: Thatë që keni bërë kallëzimin e parë në 31 gusht. Ju ka thirrur SPAK në cilësinë e kallëzuesit?
Idajet Beqiri: Jo
Klodiana Lala: Keni ide nëse është regjistruar si procedim penal kallëzimi juaj?
Idajet Beqiri: Do na thonë për këtë.
Ylli Rakipi: Nëse SPAK nuk e merr në konsideratë?
Idajet Beqiri: Do ta kundërshtoj në gjykatë dhe apel. Do ta çoj deri në Strazburg dhe aty mbyllet cikli.