AKTUALITET, 10 Shtator 2025, 10:52

Kallëzimi penal/ Mashtroi klienten e saj dhe i mori një shumë të madhe eurosh për t'i regjistruar pronën, shpallet në kërkim avokatja nga Lushnja

Kallëzimi penal/ Mashtroi klienten e saj dhe i mori një shumë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Fierit kanë shpallur në kërkim një avokate, pasi dyshohet se ka marrë një shumë eurosh nga një klientë duke e mashtruar.

Sipas policisë në kërkim është shpallur shtetasja me iniciale K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Ajo është kallëzuar nga një tjetër shtetase, e cila ka deklaruar se i ka marrë një shumë eurosh, duke e mashtruar se do të përshpejtojë procesin për regjistrimin e pronës së saj.

Policia bën me dije se po punohet për kapjen e shtetases K. K., si dhe për verifikimin e kallëzimit.

“E dyshuara, me profesion avokate, është kallëzuar nga një shtetase, se i ka marrë një shumë eurosh, duke e mashtruar se do të përshpejtojë procesin për regjistrimin e pronës së saj”, thanë burime zyrtare.

Pas veprimeve paraprake të kryera, po punohet për kapjen e avokates dhe verifikimin e vërtetësisë së kallëzimit penal, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë vendore.