TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga zgjedhjet e 11 majit, qarku i Beratit nxori 7 mandate deputeti, ku 5 i takojnë Partisë Socialiste dhe 2 Partisë Demokratike.
Ajo që bie në sy është që 6 deputetë janë të rinj dhe futen për herë të parë në Parlament, vetëm Fadil Nasufi futet rishtas, pasi arriti që të marrë më shumë vota preferenciale.
Kështu emrat që futen nga PS janë Ervin Demo, Enriketa Jaho nga lista e mbyllur, ndërsa Hysen Buzali, Fadil Nasufi dhe Julian Zyla nga lista e hapur. Ndërsa nga Partia Demokratike deputet të ardhshëm do të jenë Enno Bozdo dhe Zija Ismaili, të dy nga lista e mbyllur.