AKTUALITET, 18 Prill 2022, 14:13

Babai i tij u shpall ‘non grata’/ Balla tregon çfarë qëndrimi do të mbajë PS ndaj Orlando Rakipit

Babai i tij u shpall ‘non grata’/ Balla tregon çfarë
Taulant Balla- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

Javën e shkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën vendosjen e sanksioneve ndaj disa personave në Ballkanin Perëndimor, përfshirë ish-deputetin Aqif Rakipi. Në një konferencë për mediet, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste tha se do të shprehet nesër zyrtarisht se çfarë vendimi do të merret për deputetin Orlando Rakipi.

‘Unë u kam thënë se do të kem një komunikim pas mbledhjes së grupit të PS-së’- tha Balla.

Pas shpalljes ‘non Grata’ të babait të tij, Aqif Rakipi, i biri Ornaldo Rakipi bëri me dije se do të apelojnë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai tha se ky vendim është i padrejtë dhe se babai i tij po bën gjithçka për të vendosur në vend drejtësinë.