AKTUALITET, 18 Prill 2022, 13:36

Zgjedhja e Presidentit të ri/ Taulant Balla zbulon kur do të mbahet seanca e parë në parlament

Zgjedhja e Presidentit të ri/ Taulant Balla zbulon kur do të mbahet

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka mbajtur një konferencë me gazetarët për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Balla u shpreh se të martën pasdite do të ketë një mbledhje në Kuvendin e Shqipërisë me tre grupe parlamentare të opozitës.

Ndërkohë më datë 4 maj sipas Taulant Ballës do të jetë Seanca e parë parlamentare për emrin e Presidentin.

“Do të propozojmë që grupet parlamentare të opozitës. Të tre kryetarët e grupeve. Alibeajn së pari, atë të PD. Misila Doda dhe zotin Fatmir Mediu. Në një takim paraprak me qëllim që të identifikojmë për parimet kryesore për emrin e Presidentit” tha Balla.

“Seanca e parë të zhvillohet me datë 4 maj. Koha nuk është e pafundme. Procesi i konsultimeve të mbyllej brenda datës 29 prill. Tre raundet e para kërkojnë konsultime”

Për sa i përket propozimeve për emrin e Presidentit, Balla theksoi se qytetarët ftohen të japin emra konkretë për presidentin e ri.

“Qytetarët ftohen të japin emra konkretë për presidentin e ri. Nesër do të marrim propozime konkrete, ftohen edhe qytetarët.

Në një formular jo më shumë se 3 kandidatë, emrat do të depozitohen në një sekretari të posaçme. Tek adresa e emailit.” tha Balla.

Po ashtu edhe çdo deputet në një fletë propozimi që ruan anonimitetin mund të publikojë tre propozime.