TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Fatma Haxhialiu ka rastisur në një lokal me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe, pas një ngurrimi, i shkoi në tavolinë për t’i bërë atij një kërkesë. Teksa ka folur për podcastet që ka njoftuar se do hapë kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ajo i ka kërkuar Metës që mos hapë edhe ai një të tillë.
Pjesë nga biseda:
Fatma: Ju lutem mos bëni dhe ju një podcast. Më premtoni se s’do të ketë nga ju një podcast?
Meta: Do të përpiqem.
Fatma: Jo do të përpiqem, ma garantoni.
Meta: Do të përpiqem të përmbahem, por për Monikën nuk ta garantoj.
Fatma: Monikën nuk ka gjë, ja kemi falur se e duam. Nga ju nuk ka një podcast?
Meta: Do të përpiqem, por nuk ta garantoj.
Po ashtu një foto nga ky takim ka postuar dhe Meta në rrjetin e tij social, ku shkruan “Mirëmëngjes nga unë dhe Fatma, e cila papritur më pyeti për podcastet. Unë i fola për Ndryshimin e madh të 14 Majit!”.