TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi nuk i ka kursyer akuzat ndaj Lulzim Bashës.
Në emisionin “Opinion”, Bardhi tha se Basha përdoret nga Taulant Balla për të zhvendosur vëmendjen e betejës me mazhorancën. Sipas tij, tani që grupi parlamentar e fton të marrë përgjegjësi, Basha e refuzon sepse nuk dëshiron të jetë përball kryeministrit Edi Rama, por krah tij.
Bardhi: Ne do të merremi vetë me Ramën, siç ju e keni vënë re Basha është kurdisur kundër opozitës. unë e di dhe se kush e kurdis.
Bardhi: E kurdis Taulant Balla. E kurdi sa herë ka nevojë për zhvendosur vëmendjen e betejës mes opozitës dhe mazhorancës. Në vend të mbaj zotimin se ka bërë një zotim publik që të ulim armët dhe të punojmë të gjithë bashkë dhe të kemi një koncept të përbashkët me Reformën Zgjedhore. Tani që Grupi Parlamentar thotë po zotëri je i ftuar që të marrësh përgjegjësi. Dëshiron të mos jetë përball Edi Ramës, por krah Edi Ramës.