AKTUALITET, 20 Mars 2024, 18:36

E shantazhoi se do t’i publikonte fotot të miturës nëse nuk pranonte të kishin marrëdhënie bashkë, arrestohet 17-vjeçari në Lezhë

E shantazhoi se do t’i publikonte fotot të miturës nëse nuk

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lezhë, pasi akuzohet se i vodhi rrjetet sociale një 16-vjeçareje dhe e shantazhoi atë. E mitura shantazhohej nëpërmjet një llogarie të vjedhur, në rrjetin social Snapchat, se do t’i publikoheshin foto personale, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me 17-vjeçarin që e shantazhonte.

17-vjeçar, banues në Lezhë u arrestua pas denoncimit të rastit në media.

Veprimet procedurale me të për këtë rast, vijojnë të kryhen në prezencë të familjarëve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.