AKTUALITET, 20 Mars 2024, 19:31

Zbulimi i rrjetit të prostitucionit dhe shfrytëzimi i 5 vajzave shqiptare, prindërit zbuluan vetë ç’ndodhte

Zbulimi i rrjetit të prostitucionit dhe shfrytëzimi i 5 vajzave

Një rrjet prostitucioni u zbulua dje në Greqi, ku 7 të mitura shfrytëzoheshin nga tutorë për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të para. Mes vajzave, 5 ishin shqiptare.

Informacione të rëndësishme për zbulimin e këtij rrjeti, u mblodhën nga vetë prindërit e tyre, të cilët përshkruan makthin që po jetonin fëmijët e tyre.

Njëra nga nënat e vajzave deklaroi se një 25-vjeçare ishte në rolin e tutores, e cuila jo vetëm i detyronte ato që të kryenin marrëdhënie në këmbim të parave, por edhe të konsumonin drogë.

Prindërit e shtatë vajzave u detyruan të bëheshin ‘detektivë’ për t’i shpëtuar ato nga rrjeti i tutorëve, të cilët dje ranë në pranga.

Prindërit deklarojnë se janë detyruar që të ndjekin nga pas vajzat kur dilnin nga banesa, dhe të shikonin se ku shkonin dhe çfarë bënin.