TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër rast i ngjashëm me grabitjen e Nazmi Çangut ka ndodhur në Tepelenë.
'Faxnews’ raporton se banesa e Alim Muhos në fshatin Luzat të Tepelenës ka rënë pre e një grabitje.
Në banesë mësohet se kanë hyrë tre persona në orën një të natës, të cilët janë prezantuar familjes si policia e shtetit.
Personat ende të paidentifikuar janë futur në banesë, aty ku ndodhej vetëm kryefamiljari, pasi e shoqja dhe nusja e djalit nuk ishin në banesë. Autorët kanë marrë nga banesa rrëth dy milionë lekë të vjetra.
Policia po shoqëron disa persona banues në këtë fshat për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.